Armando Sadiku gjeti dje golat e parë me Club Bolivar në Bolivi, duke qenë një nga lojtarët më të mirë të skuadrës së tij në fitoren me “manita” 5-0 në transfertë ndaj San Jose për javën e 7 të kampionatit vendas.
Goli i parë erdhi në në minutën e 22, kur sulmuesi shfrytëzoi shpejtësinë dhe iu vodh kundërshtarë për të goditur më pas e tundur rrjetën dhe hapur serinë e golave për Bolivar.
Le premier but (enfin) d'Armando Sadiku (TCC) #CopaTigo #SanJoseBolivar pic.twitter.com/6dWLxKMRxP
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) May 8, 2021
Më pas në minutën e 45-të, sulmuesi i kombëtares gjeti sërish golin, për të plotësuar dopietën dhe fiksuar momentalisht shifrat në 3-0. Më në fund elbasanasi ka mundur të zhbllokohet pas disa shtyllave dhe rasteve flagrante të humbura.
Me këtë fitore Bolivar arrin të mbajë vendin e dytë në renditje, me pikë të barabarta me The Strongest, që ka një ndeshje më shumë për të luajtur. “Ferrari” Saiku është ndezur dhe ky është lajm i mirë për Bolivar. /abcnews.al
https://streamable.com/fl6v54