Për shkak të problemeve që ka pësuar sistemi i Microsoft në aeroportin e Luton në Londër janë shkaktuar probleme. Si pasojë e kësaj problematike, pasagjerët kanë mbetur të bllokuar në aeroport. Pasagjerët po presin të udhëtojnë me linjat e Wizzair, EasyJet, Tui…
Kujtojmë se këtë të premte, një “defekt” i kompanisë globale, Crowdstrike (kraud-straik), që ka si objektiv mbrojtjen nga problemet kibernetike, ka shkaktuar një kaos në të gjithë botën.
Aeroportet, shërbimet shëndetësore dhe bankat u përballën me probleme të shumta pas problematikave me sistemin kompjuterik.
/abcnews.al/