VIDEO/ Prindërit iu rrëmbyen në Kolumbi, Diogo Jota i kushton golin Luis Diaz-it

schedule16:43 - 29 Tetor, 2023

schedule 16:43 - 29 Tetor, 2023

Sulmuesi i Liverpoolit, Diogo Jota, ia kushtoi golin e tij kundër Nottingham Forest shokut të skuadrës Luis Diaz në një moment prekës në Anfield.

Diaz, 26 vjeç, nuk u përfshi në skuadrën e Liverpool për këtë ndeshje, pasi prindërit e tij u rrëmbyen nga persona të armatosur në vendlindjen e tij, në Kolumbi.

Të dy, nëna dhe babai i Diazit u morën ndërsa udhëtonin nga shtëpia e tyre në Barrancas të shtunën.

Nëna e tij, Cilenis Marulanda, u shpëtua më pas pasi zyra e prokurorit të përgjithshëm në Kolumbi mblodhi një ekip hetuesish për të kërkuar çiftin.

Raportet në Kolumbi kanë pohuar se babai i lojtarit, Luis Manuel Diaz, u shpëtua të dielën në mëngjes pas një shkëmbimi zjarri midis rrëmbyesve dhe policisë kolumbiane që la të vdekur dy nga keqbërësit.

Me të shënuar golin, Jota vrapoi menjëherë drejt stolit të Liverpoolit dhe mori një fanellë me emrin e Diazit, përpara se ta mbante atë përpara turmës së tifozëve./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!