Video, princi merret në pyetje/ Leka Zogu dhe avokati thirren në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore

schedule11:12 - 9 Mars, 2024

schedule 11:12 - 9 Mars, 2024

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka marrë në pyetje Princ Lekën, për hetimin e nisur lidhur me publikimin e videos se përplasjes fizike mes tij dhe ish bashkëshortes Elia Zaharia me të cilën janë në proces divorci.

Princ Leka është paraqitur së bashku me avokatin e tij pranë zyrave të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ku gjatë deklarimeve ka mohuar qe video te jete publikuar nga vetë ai apo nga avokati.

Ajgencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një hetim të thelluar për të zbuluar personat që bënë publike videon që Leka zogu dorëzoi si provë në komisariatin nr 1, bashkë me kallëzimin për dhunë nga ish-bashkëshortja dhe babai i saj.

Në  ditët në vijim pritet që hetuesit e AMP të marrin në pyetje edhe Elia Zaharian dhe te atin Gjergj Zaharia. Nga ana e saj, Policia mohon që video të jetë publikuar nga strukturat e saj.

Pas kallëzimit të princ Lekës, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për “Dhunë në Familje”, si dhe po kryen verifikime edhe për publikimin e videos, si provë materiale duke theksuar se pamjet janë publikuar në media para se të dërgohej në Prokurori.

Konflikti në familje ka ndodhur pasditen e 5 marsit në rezidencën e familjes mbretërore në rrugën “Murat Toptani”.

Më 7 mars, Gjykata Civile e Tiranës firmosi  dy urdhër mbrojtje për Princ Lekën dhe ish bashkëshorten Elia Zaharia. Çifti duhet të mbajnë distancë 5 m nga njëri-tjetri. Ndërkohë Leka Zogu duhet të takojë vajzën e vogël ne prani të dados.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!