Princi Harry zbarkoi në Tokio, edhe video dhe fotot e mbërritjes së tij në kryeqytetin japonez po bëjnë xhiron e botës. I veshur me një kapelë të zezë kalorësi dhe një bluzë të ngjashme, ai zbarkoi duke buzëqeshur në aeroportin e Tokios me mikun e tij të ngushtë dhe lojtarin e polo-s me origjinë argjentinase Nacho Figueras.
Princi do të marrë pjesë në ceremoninë e Samitit të Vlerave Sportive ISPS, e cila synon të nxjerrë në pah fuqinë e veprimeve sportive, sociale dhe filantropike. Ceremonia do të zhvillohet më 9 gusht.
Vitin e kaluar, në deklaratat e tij, Nacho Figueras zbuloi aspekte të panjohura të karakterit të Dukës së Sussex. Lojtari i polos foli për një anë “konkurruese” të Princit Harry, e cila është thelbësore për çdo sport dhe polo në veçanti.
“Ai është besnik, konkurrues dhe i kujdesshëm. Marrëdhënia jonë ka evoluar me kalimin e viteve dhe ai nuk po përpiqet të më lërë përshtypje”, tha Figueras për Hello!/abcnews.al