Një ngjarje e pabesueshme është shënuar në Rusi ku një qen ka ngordhur gjatë betejës së tij me një ujk për të shpëtuar pronarin e tij 10 vjeçar.
Mediat e huaja bëjnë me dije se qeni i racës “Jack Russell’ ka ngordhur gjatë përleshjes me ujkun.
Ndërkohë fëmija, i identifikuar si Yemelyan po luante “kukafshehthi” me motrën e tij në Republikën e Komit në veri të Rusisë.
Jack Russell dalloi rrezikun ekstrem që po i afrohej vogëlushit dhe vrapoi me shpejtësinë e erës për të sfiduar ujkun gjigant. Ndërkaq kamerat e sigurisë së shtëpisë së familjes kanë kapur edhe momentin e sulmit.
Nga pamjet e videos shikohet momenti i sulmit dhe dëgjohen edhe ulërimat e qenit./abcnews.al