Situata në qendrën tregtare në Tiranë e cila prej ditësh është në pushtetin e flakëve duket se është vënë nën kontroll.
Prej orëve të pasdites situata është normalizuar, por ende nuk ka asnjë shenjë nga heroi 33-vjeçar Arjan Sala. Gazetarja e ABC Xhensila Kodra sjell një video, nga kati i nëndheshëm ku ekipet zjarrfikëse po gërmojnë në atë që la pas zjarri.
Arjan Sala mbeti pas punonjësve që i ndihmoi të dilnin jashtë duke vënë në rrezik jetën e tij. Prej më shumë se 52 orësh prej tij nuk ka asnjë shenjë.
Përparim Boshnjaku, komandant i grupit të stacionit kryesor në qendrën e zjarrfikësve në Tiranë në një intervistë në Radarin Informativ e cilësoi këtë ngjarje si një nga më të rëndat në punën e tij 30-vjeçare si zjarrfikës./mv.abcnews.al