VIDEO/ Prag ndeshja Angli-Shqipëri. Me këngë e valle, Londra vishet kuqezi

schedule18:58 - 21 Mars, 2025

schedule 18:58 - 21 Mars, 2025

Pritjes i erdhi fundi. Kombëtarja e Shqipërisë nis misionin e saj në kualifikueset e “Botërorit 2026” në “Wembley” me sfidën kundër Anglisë.

Tifozë shqiptarë kanë mbërritur në kryeqytetin anglez, ku kanë festuar me këngë e vallë, teksa të shumtë pritet të jenë edhe mbështetësit në stadium.

Skuadra kuqezi zbriti në stadiumin mitik për seancën e fundit stërvitore, që kristalizoi idetë e Silvinjos mbi formën e lojtarëve dhe zgjedhjen e atyre që do të nisin nga minuta e parë sfidën ndaj gjigandëve të futbollit botëror dhe sigurisht favoritë në grupin eliminator.

Duke njohur forcën e rivalëve, skuadra kuqezi do të ketë më shumë detyra mbrojtëse, ndërsa do të kërkojë të shfrytëzojë ato pak raste për të ndëshkuar anglezët./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!