VIDEO/ Portugalia “shkërmoq” Kroacinë, triumfojnë dhe Franca e Belgjika

schedule22:40 - 5 Shtator, 2020

schedule 22:40 - 5 Shtator, 2020

Mbyllen tre ndeshjet e darkës në Nations League. Portugali-Kroaci ishte sfida më e fortë në letër, por fusha tregoi të kundërtën. Kampionët në fuqi të Evropës dominuan kundër nënkampionëve të botës dhe e fituan takimin e luajtur në Porto me rezultatin 4-1, duke mos e ndjerë aspak mungesën e Cristiano Ronaldos.

PORTUGALI-KROACI

Joao Cancelo zhbllokoi ndeshjen në minutat e fundit të pjesës së parë me anë të një goli fantastik. Mbrojtësi i Manchester City lëshoi një “predhë”, me topin që përfundoi në trekëndësishin e portës kroate.

Diogo Jota dhe Joao Felix çuan rezultatin në 3-0 për vendasit, teksa u realizuan edhe dy gola të tjerë në minutat shtesë. Bruno Petkovic realizoi golin e nderit për Kroacine, ndërsa Andre Silva vulosi “pokerin” e kombëtares luzitane.

SUEDI-FRANCË

Francës i mjaftoi një gol për të mposhtur 0-1 Suedinë. “Gjelat” e nisën me fitore aventurën në Nations League. Kylian Mbappe dhuroi “show” në minutën e 41-të, duke shënuar një gol të mrekullueshëm.

Fitore jashtë fushe arriti edhe Belgjika. “Djajtë e Kuq” të Roberto Martinez realizuan nga një gol për pjesë, duke triumfuar 0-2 në fushën e Danimarkës. Mbrojtësi Jason Denayer zhbllokoi ndeshjen në minutën e nëntë.

DANIMARKË-BELGJIKË

Dyfishimi erdhi në minutën e 77-të. Dries Mertens përfitoi nga një top i grushtuar nga portieri vendas dhe nuk e pati të vështirë ta dërgonte në rrjetë, duke vulosur suksesin e kombëtares së tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!