VIDEO/ Portugalia nuk e fal De Biasin, Azerbajxhani u dorëzohet lehtë luzitanëve

schedule19:57 - 7 Shtator, 2021

schedule 19:57 - 7 Shtator, 2021

Me siguri Gianni De Biasi kishte imagjinuar një kopje të ndeshjes kur Balaj shënoi atë gol të paharrueshëm dhe Shqipëria e tij fitoi 1-0, por nuk ndodhi kështu. Portugalia e tregoi qartë sot fuqinë e saj dhe diferencën me Azerbajxhanin.

Luzitanët, edhe pse pa Ronaldon arritën të fitojnë me shifrat e pastra 3-0. Ndërkohë që kapiteni bën gati prezantimin në Mançester, shokët e tij e mbuluan shumë mirë, duke shënuar dy herë në pjesën e parë me Bernardo Silva dhe Andre Silva në minutat 26 dhe 31.

Më pas Jota i vuri “kapakun” në minutën e 75, duke vulosur kapitullimin e pritshëm të djemve të De Biasit në këtë beteje me diferenca të frikshme në cilësi e jo vetëm.

Pa këtij triumfi, Portugalia kryeson grupin A me 13 pikë pas 5 ndeshjeve, ndërsa Azerbajxhani renditet në vendin e 5-të me vetëm 1 pikë. Fushatë e vështirë për ish-trajnerin e kombëtares sonë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!