VIDEO/ Portieri më i mirë i javës, Selmani “sundon” Ligën e Dytë turke

schedule13:56 - 27 Shkurt, 2021

schedule 13:56 - 27 Shkurt, 2021

Gentian Selmani në merkaton e shkuar la Menemenspor dhe kaloi falas te Boluspor, ku është ambientuar menjëherë dhe po e ndihmon ekipit të marrë rezultate pozitive.

Portieri i kombëtares sonë ishte vendimtar në ndeshjen e fundit ndaj Balikesirspor, e përfunduar në barazim pa gola edhe për meritë të Selmanit.

 

Ish-gardiani i Laçit mundi të presë një penallti në minutën e 16-të dhe të bëjë pritje të tjera të rëndësishme, duke i dhuruar barazimin skuadrës së tij.

Paraqitja e tij e mirë e ka marrë një shpërblim dhe Selmani është shpallur portieri më i mirë i javës në Ligën e Dytë turke, duke bërë pjesë në formacionin më të mirë të javës së 23-të dhe pasur vlerësimin më të madh mes të tjerave nga Sofa Score, aplikacion, që bashkëpunon ngushtë me OPTA.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gentian Selmani (@gentian_selmani)


Në formacionin më të mirë është edhe një ish-shok skuadre i Selmanit te Laçi. Anësori i djathtë në të shkuarën ka qenë edhe pjesë e Skënderbeun në Superiore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!