Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Polonia “pasagjere” me Portugalinë, fiton ndaj Suedisë dhe tashmë pjesë e Kupës së Botës

schedule22:42 - 29 Mars, 2022

schedule 22:42 - 29 Mars, 2022

Pas Portugalisë, Polonia ka arritur gjithashtu të presë një biletë për Katar 2022 duke mposhtur Suedinë me rezultatin 2-0.

Pjesa e parë u mbyll pa gola por suedezët u treguan disa herë të rrezikshëm.

Pjesa e dytë nisi ndryshe pasi Lewandowski shënoi me anë të 11 metërshit në minutën e 49-të, duke i dhënë avantazhin polakëve.

Një pjesë e dytë intensive ku solli edhe golin e sigurisë për Poloninë. Zielinski përfiton nga një gabim i mbrojtjes duke kapur topin dhe duke shpërthyer me një shpejtësi brilante, dërgon topin mjeshtërisht në rrjetë.

Polonia është ekipi i radhës pas Portugalisë që merr biletën për në Kupën e Botës./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!