Shqipëria u përpoq jo pak, por në fund iu fal cilësisë së Lewandowskit me shokë, duke u mundur me shifrat 4-1 në Varshavë, pas një ndeshje me disa fytyra për tanët.
Ndeshja nisi keq për Shqipërinë. Amir Abrazhi, Elseid Hysaj dhe Keidi Bare u ndëshkuan me kartonë të verdhë, teksa dy të fundit do mungojnë në ndeshjen e ardhshme pas tre ditësh në Elbasan me Hungarinë.
https://streamable.com/e5ptsh
Polonia përfitoi nga turbullira e kuqezinjve dhe shënoi në minutën e 12 me Robert Lewandowskin, që iu vodh mirë mbrojtjes sonë në zhvillimet e një goditje dënimi, pas faullit të shkaktuar nga Hysaj.
https://streamable.com/wzdjfw
Gjithsesi, djemtë tanë nuk u dorëzuan dhe shënuan me Sokol Cikalleshin në minutën e 25-të. Kavajasi mori shumë mirë një top të gjatë të Gjasulës dhe fitoi duelin me Glik dhe portierin, duke tundur rrjetën.
https://streamable.com/wy67yi
Pas këtij goli, Shqipëria kishte edhe disa raste të tjera për të shënuar, por nuk i shfrytëzoi. Ligji i futbollit na dënoi dhe Polonia rigjeti avantazhin me Adam Buksa, pas një goditje këndi.
Kaq mjaftoi për të dorëzuar Shqipërinë dhe Polonia shënoi edhe dy gola në pjesën e dytë me Krychowiak dhe Linety, duke marrë tre pikë të rëndësishme.
Vlen për t’u veçuar një episod në minutën e 65-të kur Manaj kërkoi penallti, por gjyqtari nuk e pa as në VAR rastin e dyshimtë. Pas kësaj humbje qëndrojmë në kuotën e 6 pikëve. /abcnews.al

