Matteo Salvini është një politikan ndryshe. Ish-zëvendës kryeministri dhe ish-ministri i brëndshëm i Italisë, njihet si një tifoz i thekur i Milanit dhe deklaratat e tij bëjnë gjithmonë lajm dhe krijojnë polemika.
Së fundmi ka postuar një video që është bërë virale në rrjetet sociale, aty ku thuhet se shkëncëtarët kinezë po prodhonin në laborator një virus të rrezikshëm. Video i përket vitit 2015 në emisionin “Leonardo” të vendit fqinj.
Gjithçka ishte parashikuar me një saktësi të frikshme dhe të pabesueshme. Në video sqarohet se si bashkimi i miut me lakuriqin e natës do të krijonte supervirusin e quajtur koronavirus, një vazhdimësi e virusit Sars. Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme. /abcnews.al