KAVAJË- Qyteti i Kavajës u trondit mbrëmjen e sotme nga një ngjarje e rëndë ku dy persona humbën jetën. Ata fillimisht u konfliktuan dhe më pas sherri degradoi në përdorimin e thikës dhe armës së zjarrit.
Edmond Gosa 43 vjeç, ka qëlluar me thikë Altin Rexha, 43 vjeç, ndërsa ky i fundit si kundërpërgjigje ka nxjerrë armën dhe ka shtënë në drejtim të tij. Dy 43-vjeçarët u dërguan me urgjencë në spital, por humbën jetën për shkak të plagëve të marra. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa kanë nisur punën për dokumentimin e këtij krimi me dy të vdekur/n.m.abcnews.al