VIDEO/ Policia kap “kamikazin” me 173 km/h në Tiranë

schedule09:01 - 9 Nëntor, 2019

schedule 09:01 - 9 Nëntor, 2019

Policia ka vijuar patrullimet në akset me problematike sa i përket drejtimit të makinës me shpejtësi nga shoferët. Një ndër këto akse është pikërisht edhe autostrada që del nga Tirana në drejtim të Elbasanit.

Sipas njoftimit të policisë në vetëm 180 minuta kontroll me radar gjatë natës së mbrëmshme duke i monitoruar nga mbikalimi u konstatuan 14 raste te shpejtësisë tej normave te lejuara qe varionin nga 140 km/h deri ne 173 km/h.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2415862262075218/

Këtyre personave u është hequr pantenta por megjithatë janë kthyer pranë familjes shëndoshë e mirë. Në fund të njoftimit policia ka dhënë edhe disa këshilla të vlefshme për të gjithë drejtuesit e mjeteve.

“Stop shpejtesise fluturuese para se aksidenti tju ndalojë juve. Gjithmone kujtoni: Qarkullojmë më ngadalë për të jetuar më gjatë. Drejto automjetin duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugorë; dikush po pret në shtëpi. Bindjuni policisë rrugore; ndiqni rregullat e trafikut për të shmangur aksidentet. Jeta eshte e shtrenjte, mbrojeni”, shkruan njofton policia. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!