Ndërhyrja e një oficeri të policisë në Kolorado të SHBA-së, i ka shpëtuar jetën një foshnjeje të porsalindur, e cila po mbytej dhe kishte humbur ndjenjat.
Në videon e publikuar nga Zyra e Sherifit të Qarkut Arapahoe në Centennial Township, Nick Pacheco shihet duke mbërritur në shtëpinë e familjes që kishte thirrur urgjencën dhe duke ngjitur shpejt shkallët në katin e dytë.
Më pas e merr me kujdes foshnjën nga krahët e nënës dhe pasi i bën disa masazhe në gjoks, e kthen me fytyrë poshtë dhe e përkëdhel disa herë pas shpine. Pak çaste më vonë, foshnja fillon të qajë.
Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, foshnjat e porsalindura nuk duhet të konsumojnë asnjë ushqim tjetër përveç qumështit para moshës gjashtë muajsh.
Foshnja ishte mbytur pasi kishte konsumuar drithëra. Sipas Daily Mail, foshnja u dërgua në Spitalin e Fëmijëve në Kolorado për t’iu nënshtruar analizave. Tani ai është kthyer në shtëpi dhe po gëzon shëndet të mire.
/abcnews.al