VIDEO | Polemika në “Etihad”, City përmbys gjithçka!

schedule19:19 - 21 Dhjetor, 2019

schedule 19:19 - 21 Dhjetor, 2019

Manchester City ka arritur të përmbysë atë gol të Jamie Vardy në minutën e 21-të. Ishte Mahrez ai që barazoi për “Cityzens”, ndërsa Gundogan shënoi nga pika e bardhë e penalltisë për të përmbysur gjithçka në fundin e pjesës së parë.

Sterling arriti të driblojë mbrojtësin Ricardo Pereira, i cili ndërhyri brenda zonës dhe pengoi sulmuesin anglez. Pati shumë polemika për këtë episod, pasi dukej se Sterling kishte simuluar, por VAR i dha të drejtë arbitrit Mike Dean.

Mesfushori turko-gjerman, Ilkay Gundogan, merr përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe arrin të mposhtë portierin Schmeichel, edhe pse ky i fundit i kuptoi krahun. Në avantazh “Qytetarët” e Guardiolës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!