E pabesueshme ajo që ka ndodhur në minutat e fundit të pjesës së parë mes Liverpoolit dhe Ëolverhampton. Për 42 minuta, kjo pjesë e parë ishte e qetë dhe dukej se skuadrat do të shkonin në dhomat zhveshjes me rezultatin e barabatë 0-0.
Por Sadio Mane arrin të gjejë golin, pasi një asisti të Adam Lallana. Ky gol i anulua, pasi arbitri e cilësoi si prekje të topit me dorë stopimin e Lallana, por pas konsultimit me VAR, i akordoi golin Liverpoolit.
Lojtarët e Wolves, së bashku me tifozët e tyre në Anfield Road, u acaruan tepër, por loja gjithsesi rifilloi. Katër minuta më vonë, Neto barazon për Wolves, por sërish ndërhyn VAR, duke i anuluar golin për pozicion të parregullt. Liverpool e mbyll pjesën e parë në avantazh 1-0, por humbësi i vërtetë nuk është Wolves, por VAR, që vazhdon të krijojë polemika./abcnews.al
GOAL!!
Liverpool 1-0 Wolves
VAR is a Liverpool fan ?
Lallana sets Mane free and he slides the ball past Rui Patricio?⚽?#LIVWOL
pic.twitter.com/9mAuQpCRxm— Football_Updates (@Footbal26496567) December 29, 2019