VIDEO | Polemika dhe tension, City ka harruar të shënojë nga… pika e bardhë

schedule18:22 - 2 Shkurt, 2020

schedule 18:22 - 2 Shkurt, 2020

Penalltitë po kthehen në makth te Manchester City. Gabriel Jesus humbi tre penalltitë e fundit dhe Pep Guardiola vendosi t’ia kalonte Ilkay Gundogan këtë përgjegjësi. Gjithsesi, edhe mesfushori gjerman gaboi në ndeshjen e sotme në fushën e Tottenham.

Goditja e Gundogan (penalltia e parb që humbet me Cityn) në minutën e 40-të u prit nga Hugo Lloris, një mjeshtër në neutralizimin e penalltive. Ky rast shkaktoi tension në fushë, pasi City pretendoi për një tjetër penallti. Portieri francez pati një kontakt me Sterling, por VAR-i nuk akordoi sërish penallti për miqtë.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa Sergio Aguero goditi shtyllën në minutën e 27-të. Lloris e devijoi aq sa duhej dhe gjuajtja e argjentinasit u ndal në shtyllë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!