VIDEO/ “Poker” i Juventusit: Ronaldo në histori, parakalon “mbretin” Pele

schedule22:43 - 3 Janar, 2021

schedule 22:43 - 3 Janar, 2021

Juventusi e nisi 2021 me një fitore me “poker”, ndërsa Cristiano Ronaldo me një rekord fantastik. Bardhezinjtë mposhtën 4-1 në shtëpi friulanët e Udineses. Ylli portugez realizoi dy gola, duke u ngjitur në shifrën e 758 golave zyrtarë në karrierë.

Më dy rrjetat e mbrëmjes së sotme, CR7 ka parakaluar një legjendë si Pele (757 gola në total). Miqtë zhbllokuan takimin pas 11 minutave lojë, por VAR-i frenoi festën e Udineses. Ekipi i Pirlos përfitoi dhe kaloi në avantazh me Ronaldon pas gjysmë ore lojë.

Golat dhe rastet e JUVENTUS-UDINESE

“Zonja” e nisi shumë mirë edhe fraksionin e dytë. Federico Chiesa ktheu në gol një asist të Ronaldos në minutën e 49-të. Ramsey dërgoi topin në rrjetë pak minuta më vonë, por VAR-i anuloi tjetër gol.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Goal (@goalglobal)

35-vjeçari trefishoi rezultatin me golin e realizuan në minutën e 70-të, teksa Udinese gjeti golin e nderit në minutën e fundit me anë Marvin Zeegelaar. Në fund pati festë edhe për Paulo Dybala, i cili vulosi fitoren me “poker” të Juventusit. /abcnews.al

Serie A, java e 15-të
Juventus-Udinese 4-1
(Ronaldo 31′, 70′, Chiesa 49′, Dybala 90+3′ / Zeegelaar 90′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!