VIDEO | Pogba i pamëshirshëm, turpëron nënën e tij në rrjetet sociale

schedule20:16 - 21 Prill, 2020

schedule 20:16 - 21 Prill, 2020

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, është shumë aktiv në rrjetet sociale. Francezi ndiqet nga miliona fansa në rrjetet sociale dhe shpeshherë, publikon foto e video që marrin vëmendje të madhe.

E tillë është dhe video e publikuar sot nga kampioni i botës. Në oborrin e shtëpisë së tij, Pogba arrin të driblojë nënën e tij, duke i futur topin mes këmbëve.

Francezi nuk ka ngurruar ta shpërndajë këtë video në rrjetet e tij sociale, edhe pse e turpëroi nënën e tij. Kjo video më pas u shpërnda nga të gjitha faqet e njohura sportive, madje edhe nga SkySport, duke u bërë menjëherë virale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!