KËLCYRË- Dy persona kanë përfunduar në pranga të Policisë për trafikim klandestinësh.
Ata u kapën në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, në dalje të qytetit të Këlcyrës.
Të rinjtë po transportonim me automjetin tip “Volkswagen”, kundrejt fitimit, 4 emigrantë të paligjshëm.
Sipas policisë, emigrantët ishin nisur nga Hani i Hotit në Shkodër dhe po udhëtonin drejt Kakavijës në Gjirokastër./ abcnews.al