Kang-in Lee, futbollisti korean i Valencias, është vënë në siklet nga shokët e tij të skuadrës dhe kamera. I riu ishte ulur në stolin e rezervave dhe një tifoz i vogël, bashkatdhetar i tij, i është afruar për të bërë një foto me të.
Fillimisht lojtari i Valencias e përshëndeti me dorë dhe e injoroi, duke vijuar të vëzhgonte në telefon. Shokët e tij i thanë se gjithçka filmohej dhe më pas Kang-In Lee reagoi dhe shkoi të pozonte me fansin korean. /abcnews.al