VIDEO/ Po raportonte live, momenti kur raketa izraelite godet ndërtesën pranë gazetarit libanez

schedule10:34 - 24 Shtator, 2024

schedule 10:34 - 24 Shtator, 2024

Momenti tronditës kur një gazetar po raportonte live ndërkohë që raketat izraelite godasin ndërtesën pranë tij është bërë virale në rrjet.

Gazetari, i quajtur Fadi Boudiya, thuhet se është kryeredaktori i rrjetit ndërkombëtar Miraya dhe cilësohet nga shumë njerëz si një nga “zërat e Hezbollahut”.

Sipas informacioneve, gazetari libanez ka mbetur i plagosur nga shpërthimi, pa u bërë të ditura detaje të tjera për gjendjen e tij shëndetësore.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!