Një gazetare të BBC i ka ndodhur një incident teksa raportonte live rreth motit. Carol Kirkwood u tërhoq nga një qen dhe përfundoi duke u rrëzuar në tokë jashtë kamerave. 59-vjeçarja la të befasuar bashkë-prezantuesin e saj Dan Walker të habitur në studio.
Carol sapo kishte dhënë parashikimin nga Chelsea kur Labradori me emrin Flash e tërhoqi dhe e përmbysi atë.
“Flash është i fortë!” qeshi Carol ndërsa u kthye në gjunjë dhe vendosi kufjen përsëri.
“A je mirë Carol?” pyeti Dan, por pyetja mbeti pa përgjigje. /abcnews.al