TIRANË- Një incident është shënuar para ambienteve të Gjykatës së Posaçme paraditen e kësaj të mërkure.
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule është qëlluar me vezë nga dy persona në hyrje të oborrit të gjykatës.
Në momentin kur u qëllua, Dule po hynte në GJKKO për të marrë pjesë në seancën për Alfred Belerin, për dhënien e lejes së posaçme.
Alfred Beleri, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit për “korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe për rrjedhojë nuk ka mundur të betohet si kryetari i Bashkisë Himarë pasi nuk i është dhënë leje për të dalë nga qelia. /n.m.abcnews.al