VIDEO/ Po festonte vdekjen e Mbretëreshës me shampanjë, gruaja sulmohet nga turma “e tërbuar”

schedule21:56 - 9 Shtator, 2022

schedule 21:56 - 9 Shtator, 2022

Anti-monarkistja Jacki Pickett u përball me një sulm nga fqinjët e saj në Muir of Ord, një fshat i vogël në veri të Skocisë, pasi ajo publikoi një video në rrjetet sociale përpara dyqanit të saj duke festuar për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II.

Në video gruaja shfaqej duke pirë shampanjë dhe duke kërcyer teksa mbante në duar një tabelë ku shkruhej “Lizard Liz ka vdekur dhe Ura e Londrës ka rënë.”

Një turmë e tërbuar u mblodh shpejt jashtë dyqanit Jaki Fish and Chip Shop dhe e shau dhe qortoi zonjën Pickett.

U raportua se në vitrinën e dyqanit u hodhën vezë dhe policia u thirr për të shpërndarë turmën.

Pas vdekjes së Madhërisë së Saj të enjten pasdite, kombi është në zi, me lule dhe mesazhe ngushëllimi të vendosura jashtë rezidencave mbretërore nga Pallati Buckingham deri në Kështjellën  Balmoral. /Abcnews.al/

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!