VIDEO/ Po admironte trupin e tij duke pozuar në palestër, 27-vjeçarit i bie të fikët dhe thyen hundën

schedule09:51 - 16 Shkurt, 2023

schedule 09:51 - 16 Shkurt, 2023

Nawas Sharif është bërë viral për aksidentin që pësoi në palestër në Emiratet e Bashkuara Arabe, kur pas një serie ushtrimesh rraskapitëse dhe duke admiruar krahët e tij, humbi ndjenjat dhe ra me fytyrë në pasqyrë.

Në videon e postuar në TikTok, 27-vjeçari, i cili pretendon se është i apasionuar pas fitnesit, shihet duke pozuar para një pasqyre duke admiruar trupin e tij pas ushtrimeve të bëra.

Mirëpo, disa sekonda më vonë, ai humbet ndjenjat dhe bie me fytyrë në pasqyrë dhe pësoi një thyerje të hundës.

“Unë humba ndjenjat sepse nuk pushova pas ushtrimeve që bëra, kështu që rrahjet e mia të zemrës ishin ende të larta. Po pozoja pas setit, kisha tension dhe kur mbaja frymën më ra të fikët”, ka shpjeguar ai pas aksidentit.

Sipas tij, në fakt, si shoku i tij që po regjistronte videon me telefon, ashtu si edhe disa klientë të tjerë të palestrës nuk e kuptuan menjëherë se ishte një aksident pasi menduan se po bënte shaka./h.ll/abcnews.al

@sharif.2is I passed out and broke my nose while posing infront of the mirror ?? #foryou #fyp #gym ♬ original sound – Sharif ?

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!