VIDEO/ Plotësohet katërshja gjysmë-finaliste, West Ham dhe Basel-i i Xhakës avancojnë në Conference League

schedule23:59 - 20 Prill, 2023

schedule 23:59 - 20 Prill, 2023

Mbrëmjen magjike si në Europa League, por edhe në Conference League, me “çekiçët” e West Ham dhe Basel-i i Taulant Xhakës kanë siguruar gjysmë-finalet e kompeticionit më të ri për klub në Evropë, pas performancave magjike.

Kështu në “London Stadium”, West Ham ka përmbysur gjithçka pas golit të Hugo Cuypers, në minutën e 26’-të të sfidës. Fillimisht Michail Antonio në minutën e 37’-të të pjesës së parë vendosi baraspeshën duke mbyllur fraksionin e parë të lojës me rezultatin 1 me 1. Me fillimin e pjesës së dytë djemtë e David Moyes, nisën “shpërfytyrimin” e belgëve. Fillimisht Lucas Paqueta në minutën e 55’-të, më pas Declan Rice në minutën e 58’-të e në fund sërish Michail Antonio në minutën e 63’-të “hiptekuan” fitoren e thellë 4 me 1 të anglezëve.

Në krahun tjetër, “helvetët” e Basel përmbysën golin e Nice, teksa pas 120 minutash lojë siguruan avancimin në raundin tjetër. Vendasit morën të parët avantazhin që në minutën e 9’-të të sfidës, me Gaetan Laborde, ndërsa në minutën e 86’-të të sfidës francezi Jean-Kevin Augustin barazoi gjithçka duke e çuar ndeshjen në kohën shtesë, aty ku ganezi, Kasim Adams vulosi kualifikimin e skuadrës së Taulant Xhakës, me një gol fantastik në minutën e 98’-të.

Kështu, në gjysmë-finale, “çekiçët” e West Ham do të përballen me hollandezët e AZ Alkmaar, ndërsa zviceranëve të Basel nuk i ka buzëqeshur aspask fati, teksa do të përballen me italianët e Fiorentina. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

West Ham 4-1 Gent

Nice 1-2 Basel