Klubi i Romës ka bërë një gjest të madh sot. Ekipi i kryeqytetit italian ka caktuar disa persona që të dalin në rrugët e Romës dhe të shpërndajnë maska për qytetarët. Me anë të një video, që faqja zyrtare e verdhekuqve ka shpërndarë në Tëitter, shihen momente kur këto maska shpërndahen.
Plot 41 mijë maska ka shpërndarë ekipi italian, me 9 mijë prej tyre që i janë dhënë qytetarëve të thjeshtë, ndërsa pjesa tjetër ka shkuar për policët dhe njerëzit në nevojë që janë në qendra strehimi. Një gjest i madh ky nga klubi historik italian.
Italia ka qenë një ndër vendet më të goditura nga pandemia Koronavirus, me mijëra persona që kanë humbur jetën dhe qindra-mijëra të tjerë që janë infektuar. Për fat të mirë të shtetit fqinj, kurba e të prekurve dhe të vdekurve, ka rënë ditët e fundit./abcnews.al
On Monday, Roma Cares began distributing masks and other protective equipment to people around the city, as the second phase of the lockdown in Italy started.
FORZA ROMA! ?❤️ #ASRoma #RomaCares pic.twitter.com/5ArVQusnE2
— AS Roma English (@ASRomaEN) May 4, 2020