Prej kohësh konsiderohet si më i miri i historisë së futbollit e këtë po e vërteton dhe tek “aventura” e tij e re, në MLS. Bëhet fjalë për “pleshtin”, 7 herë fitues i “Topit të Artë”, Lionel Messi, i cili në përballjen e radhës me skuadrën e tij, Inter Miami ka gjetur sërish rrugën e rrjetës.
Pavarësisht se nuk arriti të ishte protagonist, kampioni i botës me Argjentinën shënoi golin e 4-rt të skuadrës së tij, në çerek-finalet e League Cup, ndaj skuadrës së Charlotte, me përballjen që përfundoi me fitoren e thellë, 4 me 0 të Inter Miami.
Goli i “pleshtit” erdhi në minutën e 86’-të të sfidës, ku pas një shpërthimi në krahun e majtë nga ekuadoriani, Leonardo Campana, ky i fundit dërgon një pasim fantastik brenda zone për “pleshtin” dhe me portën e boshatisur, ky i fundit nuk gabon, duke regjistuar kështu golin e 8-të që prej nisjës së “aventurës” së tij në MLS.
Ndërkaq, pas fitores në çerek-finalen e League Cup, tashmë në raundin tjetër, Lionel Messi dhe Inter Miami i tij do të përballen me skuadrën e Philadelphia Union e në rast kalimi të këtyre të fundit, skudra e David Beckham do të përballet me fituesin e sfidës Monterrey-Nashville SC, në finalen e madhe të këtij kompeticioni. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: