VIDEO/ Plazhi kthehet në “arenë boksi”, tifozët përplasen para finales së Copa Libertadores

schedule12:49 - 3 Nëntor, 2023

schedule 12:49 - 3 Nëntor, 2023

CONMEBOL ka bërë thirrje për paqe dhe harmoni pasi një përleshje fizike midis tifozëve të Boca Juniors dhe Fluminense në plazhin e Coapcabana përpara finales së Copa Libertadores të së shtunës.

Imazhet e postuara në mediat sociale dukeshin se tregonin tifozët e Boca-s dhe Fluminense-s duke u përplasur në “fan zone” në plazhin e Rio de Janeiro të enjten.

Policia përdori gaz lotsjellës dhe plumba gome gjatë përleshjes së tyre. Tre persona u arrestuan pas sherrit dhe u desh ndërhyrja e policisë ushtarake për të shmangur pasoja edhe më të mëdha./h.ll/abcnews.al