Një konflikt ka ndodhur pak minuta më parë në Rrugën e Kavajës, ku në të janë përfshirë dy persona.
Mësohet se njëri prej tyre ka qëlluar me thikë tjetrin, ndërsa ky i fundit është jashtë rrezikut për jetën.
Abcnews.al mëson se i dëmtuari është shtetasi me iniciale Kristian Prifti, 25 vjeç, ndërsa autori është shtetasi Florian Garo.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 06.01.2023, në Rrugën e Kavajës, gjatë një konflikti, shtetasi F. G., dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin K. P., 25 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të dyshuar./abcnews.al