Nuk ka qetësi në futbollin shqiptar. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fund të ndeshjes Tirana-Bylis e cila përfundoi 2-2.
Tifozët bardheblu kanë hyrë në fushë për të sulmuar gjyqtarin e sfidës Kridens Meta.
Penalltia e akorduar nga Kridens Meta, u shndërrua në gol nga Adili. Ky 11-metërsh ka sjellë polemika në stadiumin “Arena Egnatia”.
Megjithatë gjithçka ka përfunduar dhe forcat e rendit kanë marrë në dorë situatën. /G.D abcnews.al/