Një sherr i madh ka ndodhur në futbollin izraelit. Maccabi Haifa-Hapoel Haifa, një nga derbet më të zjarrta në vend, përfundoi me fitoren 2-0 të ekipit vendas.
Në fund ndodhi një përleshje e madhe, aty ku morën pjesë të lojtarët e dy ekipeve, stafet teknike dhe lojtarët e stolit. Një shfaqje për t’u dënuar, aq më tepër në këtë periudhë pandemie.
?? A derby has its own rules. So is the Haifa derby.
A massive brawl ignited last night, involving players, executives and many others, in after ? Maccabi Haifa won 2-0 against ? Hapoel Haifa, in the port city derby ?
pic.twitter.com/WP4wxfyE3f— BabaGol (@BabaGol_) February 11, 2021
Arbitri, i hutuar dhe në konfuzion total për shkak të ngjarjes së ndodhur, nuk mori asnjë masë apo ndëshkim, që gjithsesi do të merren pasi të shqyrtohen pamjet filmike.
Mësohet se fitorja e derbit ka ekzaltuar stolin e Maccabi, që nuk i ka kursyer thumbimet dhe ofendimet ndaj lojtarëve kundërshtarë. Këta të fundit reaguan dhe në fushë plasi sherri i madh. /abcnews.al