VIDEO/ Plagosja në Pogradec, nga sherri me grushta tek përdorimi i armës, si ndodhi ngjarja

schedule23:23 - 25 Prill, 2022

schedule 23:23 - 25 Prill, 2022

Një plagosje me armë ka ndodhur ka ndodhur tek pedonalja e qyteti të Pogradecit në zonën rezidenciale ku ndodhen hotelet e qytetit. Për  pasojë një 23 vjeçar ka mbetur i plagosur.

Joan Muçllari u paraqit vetë në spitalin e Pogradecit pasditen e sotme me plagë plumbi në këmbë dhe me një tjetër plagë në kokë, të shkaktuar nga goditje me thikë. Pas marrjes së ndihmës së parë, I riu u dërgua drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Sipas  policisë, autorët e dyshuar të krimit janë Firdeus Berberi dhe Greis Maxhari. Burimet i thanë Abc-së se fillimisht të rinjtë kishin debatuar me fjalë mes tyre, por konflikti degradoi në sherr me grushta dhe në përdorimin e thikës. Më pas dyshohet se 20 vjetari Firdeus Berberi qëlloi me armë drejt Muçllarit. Policia gjeti në vendngjarje një gëzhojë pistolete.

Të njëjtat burime zyrtare nga policia e Pogradecit thanë për Abc se ka dyshime që edhe njëri nga autorët, Greis Maxhari, të jetë plagosur me thikë. Dy autorët u larguan nga vendngjarja në drejtim të Korçës me një automjet golf, ngjyrë të errët dhe blutë e Pogradecit po punojnë për kapjen e tyre.

Familjet e dy të rinjve të përfshirë në këtë ngjarje, Berberi dhe Muçllari janë në konflikt mes tyre prej më shumë se dy vjetësh. Në gusht 2020, disa persona sulmuan me breshëri arme hotelin në pronësi të të atit të të plagosurit të sotëm, Jetmir Muçllari, pranë Drilonit. Fatmirësisht nga ky sulm ndaj godinës dhe makinave të parkuara nuk pati të lënduar edhe pse hoteli ishte plot me pushues, në kulm të sezonit turistik.

Babai i Firdeus Berberit, Ilir Berberi u akuzua asokohe si një nga personat e përfshirë në këtë sulm me armë dhe u arrestua nga RENEA disa ditë më vonë, i fshehur në një çadër në pyllin e fshatit Vërdovë. Por Abc ka mësuar së kjo akuzë për 54 vjeçarin Ilir Berberi ka rënë dhe mbi të rëndon vetëm akuza armëmbajtje pa leje.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!