VIDEO/ Plagosja në Durrës, babai i Rexhep Tereziut: Kemi njohje me familjen e grabitësit

schedule16:20 - 11 Shkurt, 2020

schedule 16:20 - 11 Shkurt, 2020

Familjarët e Rexhep Tereziut, që mbeti i plagosur gjatë një tentative grabitje, ende janë të shokuar. Për ngjarjen e mbrëmjes të së hënës në Durrës, i ati i 42 vjeçarit, tregon për abcnewsa.l se nga plumbat mund të ishin rrezikuar edhe fëmijët.

 

“Ai qëlloi , u afrua dhe djali i nipçes dhe i qëlloi edhe atij”, tregon i ati.

I shokuar nga ngjarja e rëndë, babai i Rexhepit, Adem Tereziu rrëfen se si djali i tij u plagos në derën e shtëpisë.

 “Duken edhe njollat e gjakut, nuk e di se si ka shpëtuar. E kam në kujtesë akoma, kishte frike të futej në makinë”, tha më tej ai.

Pas identifikimit të bërë nga policia të autorit të dyshuar Astrit Thaçi, ky i fundit vijon të jetë në kërkim. Babai i Rexhepit thotë se me familjen e 27 vjeçarit njihen.

 “I kemi respektuar, i ati i tij kishte dyqan këtu, e vlerësonim si familje të mirë”, tregoi ai.

Kurse e para që është përballur me grabitësin ishte kunata e Rexhepit, Kimete Tereziu.  “Pistoletën nuk e pashë ai qëlloi jashtë,  kishte çorape në kokë dhe doreza”, tregon ajo.

Mbrëmjen e së hënës banorët e zonës së Plazhit në Durres u tonditën nga të shtënat me armë, kur 27-vjeçari Astrit Thaçi hyri i armatosur në banesën e Rexhep Terziut.

Pasi grabitësi u zbulua, Rexhepi e ka ndjekur  dhe në ambientet e jashtë Thaçi ka shtënë katër herë me armë. Një prej plumbave e kapi në këmbë. Ai u dërgua në spital ku ndodhet jashtë rreziku për jetën.

100 metra larg vendit të ngjarjes policia gjeti makinën e përdorur nga autori. Gjatë kontrollit të ushtruar nga uniformat blu brenda mjetit është gjetur edhe një sasi lënde narkotike.

Burime për “ABC News” bëjnë me dije se 27-vjeçari dyshohet të jetë edhe autori i grabitjes së pikës së kredidhënies të shtunën në qytetin e Durrësi. Ndërkohë, i riu ka qenë i dënuar më parë në shtetin italian, por edhe në Shqipëri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!