Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjadër të Lezhës.
Gazetari i ABC News, Gjergj Figuri raporton se 24 vjeçari Dorjan Gjini nga fshati Balldren ka mbetur i plagosur në këmbë, ndërsa është dërguar me urgjencë në spital.
LEXO EDHE: EMRI/ Plagoset me armë zjarri 24-vjeçari në Lezhë
Mësohet se autori është Gabriel Marku, i cili ka qëlluar me pistoletë me një plumb, 24-vjeçarin.
Pas ngjarjes, autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Policia ka nisur kontrollet për gjetjen e tij dhe pritet marrja në pyetje e të plagosurit për të mësuar më shumë nga ngjarja.
Autori dhe i plagosuri kanë qenë dukë qëndruar në një bar kafe në fshatin Gjadër dhe janë konfliktuar fillimisht me fjalë dhe më pas Marku ka nxjerr armën tip pistoletë dhe ka qëlluar në këmbë të riun.
Policia dhe familjarët e autorit po negociojnë me të që të dorëzohet./abcnews.al