Departamenti i Policisë së Nju Jorkut ka publikuar pamjet nga kamerat e trupit të policëve që hapën zjarr dhe vranë 46-vjeçarin Dzhamsed Nematov, pasi kuy i fundit i sulmoi, ndërsa më herët kishte goditur me mjetin e mprehtë gruan e tij. Ngjarja ndodhi gjatë një feste familjare më 8 mars.
Në video, Nematov mund të shihet duke mbajtur një thikë në dorën e djathtë dhe duke lëvizur kërcënues drejt oficerëve të policisë që ishin informuar për incidentin e përgjakshëm në një apartament në Queens.
Siç dëgjohet, policia i ka bërtitur vazhdimisht 46-vjeçarit që të lëshonte thikën 30 cm të gjatë dhe pasi nuk iu bind, në fund e qëlluan disa herë.
/abcnews.al