Mbrëmjen e së enjtes u arrestua Klered Bozhanaj, autori i plagosjes me armë zjarri të policit Edlir Alleshi, ngjarje e ndodhur një ditë më parë në Tiranë.
Ndërkaq, janë publikuar pamjet nga momenti i arrestimit të 42-vjeçarit. Ai shihet i prangosur, nën shoqërimin e disa prej punonjësve të policisë.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar pistoleta e përdorur gjatë krimit. 42-vjeçari është kapur në momentin që ka shkuar në banesën e tij.
Fillimisht ka pasur rezistencë duke debatuar me punonjësit e policisë që kanë mbajtur nën vëzhgim banesën, por më pas është arrestuar. Përveç pistoletës, me vete i është gjetur edhe kanabis, për të cilin ka thënë se e ka për përdorim vetjak. Ndërsa kur është pyetur për plagosjen nuk ka dhënë dëshmi.
Efektivi Alleshi mbeti i plagosur pasi Bozhani qëlloi drejt patrullës së forcave “Shqiponja” teksa po ndiqej se po qarkullonte me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në lagjen “Kinostudio” në rrugën “Hysen Xhura”. Policia vendosi një shpërblim prej 20 000 eurosh për çdo informacion të vlefshëm që do të çonte në kapjen e tij./abcnews.al