Mirelem Pjanic po kalon një formë shumë të mirë. Boshnjaku ka shënuar sërish dhe goli i tij ka zhbllokuar sfidën kundër Spal. Juventusi hasi vështirësi gjatë pjesës së parë për të mposhtur Etrit Berishën.
Ekipet po shkonin drejt dhomave të zhveshjes me rezultatin 0-0, por mesfushori boshnjak nuk e kishte thënë akoma fjalën e fundit. Një krosim i bardhezinjve u shoqërua nga një largim jo shumë i sigurt i portierit shqiptar.
Topi përfundoi te Khedira, i cili pasoi te Pjanic. Mesfushori nuk u mendua dhe lëshoi një goditje fantastike që përfundoi në trekëndësh. 1-0 për Juven, që zhbllokon ndeshjen dhe kryeson për momentin me 16 pikë. /abcnews.al