Mallorca ka arritur një rezultat madhështor mbrëmjen e kësaj të marte, teksa në “Estadio Mallorca Son Moix” kanë “frenuar” “katalanasit” e Barcelona, në barazimin spektakolar 2 me 2.
Pjesa e parë foli totalisht për vendasit me “bomberin” kosovar, Vedat Muriqi që arriti të shënojë golin e parë të sfidës, që në minutën e 8’ të sfidës. Në minutën e 41’-të të sfidës vjen dhe kundëpërgjigjja e “blaugranave” me brazilianin, Raphinha, i cili ndëshkon vendasit me një “eurogol”, mirëpo Muriqi u kthye sërish në protagonist, me spanjollin, Abdon Prats, i cili çon në rrjetë një pasim të kosovarit.
Me fillimin e pjesës së dytë “katalanasit” u hodhën në sulm, në gjetje të golit të barazimit, gol të cilin e gjeti në minutën e 75’-të falë talentit 20-vjeçar të mesfushës, Fermin Lopez, për të “vulosur” rezultatin 2 me 2.
Me këtë rezultat, Barcelona kap vendin e parë të tabelës me 17 pikë, pas 7 javëve të kampionatit, ndërsa Mallorca mbetet nē vendin e 15-të të renditjes me 6 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT