Një pilot nuk mund të mendonte një mënyrë më të mirë për t’i propozuar për martesë të dashurës së tij stjuardesë se sa në një aeroplan dhe gjatë një fluturimi nga Varshava në Krakov.
LOT Polish Airlines postoi një video në faqen e saj në Facebook, duke treguar momentin kur piloti Konrad Hanc, duke mbajtur një buqetë me lule, e pyet të dashurën e tij nëse do të donte të martohej me të.
“Zonja dhe zotërinj, rreth një vit e gjysmë më parë në këtë punë takova personin më të mrekullueshëm që më ndryshoi tërësisht jetën. Ti je gjëja më e çmuar për mua. Ti je ëndrra ime më e madhe e realizuar. Prandaj më duhet të të kërkoj një nder, dashuria ime. Do të martohesh me mua“, tha piloti.
/abcnews.al