Një peshkatar në Kanada është përballur me një surprizë të pakëndshme në momentin që kishte dalë për të kapur peshq.
Mediat e huaja kanë publikuar një video ku duket se një peshkatar kanadez kishte kapur me grepin e tij një peshkaqen të bardhë.
Peshkatari Rick Austin kishte qenë duke peshkuar me grep në pellgun Mina të Nova Scotia kur grepi i peshkimit kapi një peshkaqen të bardhë dhe në videon e regjistruar nga vetë ai dëgjohet duke thënë “është mjaft i madh”.
Peshkatari tenton ta tërheqë peshkun, por sapo ai ngrihet nga uji, kupton se është një peshkaqen i bardhë. Peshkatari trembet dhe e lëshon grepin bashkë me peshkaqenin për ti shpëtuar rrezikut. /abcnews.al