E vështirë për të zgjedhur se kush është goli më i bukur i të gjitha kohërave në Premier League, por tifozët anglezë, më saktë mbi 15 mijë, kanë votuar në një sondazh të organizuar nga Sky Sport.
Fitues, i shpall goli i Heung Min Son kundër Burnley, me yllin korean që mori më shumë se 26% të votave. Në vend të dytë, perla e Wayne Rooney me roveshatë në derbin kundër Manchester Cityt, gol që i dha fitoren “Djajve të Kuq” 2-1.
NË vend të tretë, goli i Luis Suarez, kur luante me Liverpool. Sulmuesi uruguaian kontrolloi në mënyrë të shkëlqyer një pasim plot 60 metra të gjatë dhe pasi dribloi portierin Krul, shënoi një nga golat më të bukur në histori.
Vendi i katërt dhe i pestë, ndahet mes Papiss Cisse dhe Paolo Di Canio. Të dy këto gola kanë marrë nga 6% të votave./abcnews.al