Teksa pritej që arenën “Air Albania”, të niste përballja mes “bardhebluve” të Tiranës dhe “shqiponjave” të Besiktas, tifozët e këtyre të fundit, duket se kanë patur diçka tjetër në mendje dhe janë përplasur me tifozët e Tiranës. Nga çfarë shihet, nga pamjet e siguruara nga ABC News, përplasja duket të ketë qenë goxha e fortë, teksa ka detyruar stjuartët e ndeshjes të futen mes tifo-grupeve për të qetësuar situatën.
Me të parë këtë incident, delegatët e UEFA-s kanë marrë vendimin për të shtyrë fillimisht ndeshjen me disa minuta, teksa skuadrat kanë hyrë sërish në dhomat e zhveshjes dhe po diskutohet nëse përballja do të startojë në një moment të dytë apo do të pezullohet përfundimisht. /i.m /abcnews.al