VIDEO/ Përplasje fizike para bashkisë. Protesta e Berishës, militantët tentojnë të çajnë kordonin e policisë

schedule22:33 - 11 Korrik, 2024

schedule 22:33 - 11 Korrik, 2024

Protesta e thirrur nga Sali Berisha u shoqërua me tensione dhe incidente. Pas molotovëve të hedhur drejt godinës së Kryeministrisë, mbështetësit e Berishës iu drejtuan godinës së Bashkisë së Tiranës.

Ata u përplasën fizikisht me efektivët e policisë, të cilët kishin krijuar një perimetër sigurie. Por militantët, të nxitur edhe nga Klevis Balliu u konfrontuan, teksa tentonin të çanin kordonin e policisë.

Më herët, para nisjes së protestës, policia gjeti disa qese me gurë, të fshehura afër lulishteve te Kryeministria. Mendohet se me këta gurë, protestuesit do të godisnin godinën e Kryeministrisë.

Protestuesit kërkojnë lirimin e Berishës, që ndodhet prej gati 7 muajsh në izolim si dhe një qeveri teknike, pasi demokratët nuk duan Ramën të qeverisë gjatë zgjedhjeve./abcnews.al