VIDEO | Përplasje e egër në autostradë, ultrasit e Barit i ngrenë kurth atyre të Lecce

schedule18:33 - 23 Shkurt, 2020

schedule 18:33 - 23 Shkurt, 2020

Bari-Lecce është një nga derbet më të rivalizuara në Itali. Tifozët e dy skuadrave urrehen shumë me njëri-tjetrin dhe gjatë ditës së sotme e kanë ekzagjeruar. Ultrasit e Barit kanë qenë duke udhëtuar drejt transfertës në Cavese, ndërsa leçezët duke udhëtuar drejt “Olimpicos” së Romës.

Përplasja e ashpër ndodhi në autostradën A16 Canosa-Napoli, teksa ka automjete të djegura dhe shumë të dëmtuar. Mediat italiane raportojnë se rreth 150 tifozë të Barit kanë bllokuar trafikun dhe kanë sulmuar dy automjetet e rivalëve të Lecces, aty ku ishin rreth 20 tifozë, mes tyre edhe fëmijë.

Disa tifozë të Lecces janë plagosur dhe janë dërguar menjëherë në spital, teksa automjetet me të cilat udhëtonin drejt kryeqytetit janë shkatërruar dhe djegur. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

Italy 23.02.2020 Bari attack Lecce ultras on the highway. More info in our website (link in bio) #bari #lecce #ultras

A post shared by HooligansTV (@hooliganstv.eu) on

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!