ABC siguron videon e aksidentit fatal të ndodhur mbrëmjen e të shtunës në rrugën “Demokracia” në Kamëz ku si pasojë e përplasjes së një automjeti tip “Smart” humbi jetën pasagjerja 22-vjeçare.
E plagosur mbeti shoqja e saj, 19-vjeçarja Deni Doku e cila u arrestua nga policia pas ngjarjes. Ndaj saj rëndojnë akuzat për veprën penale “Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor”.
E reja po udhëtonte me shpejtësi në momentin kur përplaset me një automjet tjetër që vjen me shpejtësi. Vajzat u dërguan në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore por pasagjerja 22-vjeçare humbi jetën si pasojë e plagëve të rënda./mv.abcnews.al